Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare te menaxhimit

Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare te menaxhimit 2018-09-11T22:24:57+00:00

Project Description

Maj-Nëntor, 2018

Ne bashkëpunim me G7-Oda ekonomike e grave, SIGMA BMC do te zbatoj projektin “Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare te menaxhimit”, ku janë planifikuar një seri e seminareve/punëtorive njëditore për ngritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse me standardet ndërkombëtare te menaxhimit te sistemeve me qellim te zhvillimit të bizneseve të tyre.

Standardet e sistemeve te menaxhimit ndihmojnë organizatat te përmirësojnë performancen e tyre duke specifikuar hapat e përsëritshëm te cilat duhet te zbatohen për te arritur qëllimet dhe objektivat dhe për te krijuar një kulture e cila angazhohet në një cikël të vazhdueshëm të vetëvlerësimit, korrigjimit dhe përmirësimit të operacioneve dhe proceseve nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të punonjësve, udhëheqjes dhe angazhimit të menaxhmentit. Standardet e sistemeve te menaxhimit ofrojnë model për te përcjellë përgjatë vendosjes dhe operimit te një sistemi te menaxhimit. Zbatimi i një standardi te sistemit te menaxhimit ofron përfitime për kompanitë në të gjithë industritë, pavarësisht nga madhësia e tyre.

 

Gjatë seminareve njëditore do të ofrohen njohuritë bazë mbi këto standarde:

ISO 9001 Sistemi i menaxhimit të cilësisë 05 korrik 2018
ISO 14001 Sistemi i menaxhimit të mjedisit 06 shtator 2018
ISO 22301 Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit 13 shtator 2018
OHSAS Sistemi i menaxhimit të shëndetit & sigurisë në punë 27 shtator 2018
ISO 37001 Sistemi i menaxhimit kundër korrupsionit 04 tetor 2018
ISO 50001 Sistemi i menaxhimit të energjisë 18 tetor 2018
ISO 22000 Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore 25 tetor 2018
ISE Çështje thelbësore mbi sigurinë  e informacionit 08 nëntor 2018