ISO Standardet për Laboratore Mjekësore

ISO Standardet në Laboratorin Referent Kombëtar për Tuberkulozë

Sot, përfundoi punëtoria dy ditore për të prezantuar gjetjet nga analiza GAP dhe plani e realizimit të sistemit të menaxhimit te cilësisë sipas standardeve ndërkombëtare.  Analiza dhe plani kishte per baze kerkesat e standardit nderkombetar ISO 15189 i cili i përcakton kërkesat për cilësi dhe kompetencë të laboratoreve mjekësore dhe ISO 17025 i cili përcakton kërkesat për kompetence të laboratoreve testuese dhe kalibruese.

SIGMA BMC ka rishikuar dhe përcaktuar  kërkesat dhe fushëveprimin e plotë të projektit me çrast ka krijuar tabelën kros-referente të përbere nga kërkesat specifike të certifikimit të bazuara në ISO 15189:2012 dhe kërkesat e akreditimit të bazuara në ISO / IEC 17025:2017 për qëllime të këtij vlerësimi. Duke u bazuar në kërkesat e standardeve të përmendura ka vlerësuar situaten aktuale të laboratorit në raport me përmbushjen e tyre. Ky aktivitet është përmbushur duke grumbulluar të dhëna përmes intervistimit të personelit teknik dhe menaxherial, rishikimit dhe analizës së dëshmive të ofruara dhe observimit. Si rrjedhojë e kësaj, SIGMA BMC ka përgatitur planin e realizmit të sistemit te menaxhimit te cilësisë sipas standardeve ISO për Laboratorin Referent Kombëtar për Tuberkulozit në kuader të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik.

Ky projekt para-përgatitor për certifikim dhe/apo akreditim sipas standardeve ndërkombëtare ISO 15189 dhe/apo ISO 17025 së Laboratorit Referent Kombëtar për Tuberkuloze është përkrahur nga projekti “Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë“, i zbatuar nga CDF dhe përkrahur nga Fondi Global.

ISO Standardet ne Laborator Mjekesor

Prezantimi i gjetjeve dhe planit te veprimit per zbatim te standardeve nderkombetare ISO ne laboratorin kombetar referent per tuberkuloze

2019-02-05T17:07:25+00:00