SIGMA BMC shpalos shërbimet e eksport-it: Konventa e Prodhueseve të Kosovës

featured_image

SIGMA BMC shpalosi shërbimet e eksport-it në Konventën e Prodhuesëve të Kosovës

SIGMA BMC shpalosi shërbimet e lehtësimit te eksportit për prodhuesit vendor në Konventën e Pare te Prodhuesve të Kosovës

Konventa u organizuara nga Klubi i Prodhueseve te Kosoves

SIGMA BMC për herë te parë në Kosovë i’u ka mundësuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë, të kenë qasje në shërbime të lehtësimit të eksportit.

SIGMA BMC ofron: vlerësim te gatishmërise së kompanisë për eksport, identifikim të tregut potencial për produkte/shërbime të caktuara, zhvillim të strategjisë për hyrje në treg dhe zhvillim të planit të marketingut të eksportit. Këto shërbime për lehtësimit të eksportit u sollën nga SIGMA BMC përmes projektit të ko-financuar me EYE.

SIGMA BMC për herë të parë në Kosovë futi në përdorim një qasje të re të planifikimit të eksportit në tërësi dhe planifikimit të marketingut për eksport në veçanti. Kjo qasje ju ofron ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme:

  • Qartësi. Plani i eksportit ofron një udhërrëfyes të qartë dhe konciz për tregun e synuar, strategjinë e hyrjes, burimet që ju nevojiten për të arritur atje dhe një afat kohor të arsyeshëm për arritjen e qëllimeve tuaja të eksportit.
  • Tregje të perzgjedhura në bazë të fakteve. Plani i eksportit ndihmon kompanitë të zgjedhin tregjet më të mira për produktet e tyre.
  • Efiqiencë & efikasitet. Njerëzit dhe burimet tjera janë të kufizuara, dhe ato duhet përdorur në mënyrën me probabilitetin më te larte qe te keni kthimin e duhur dhe me te shpejt ne investim.
  • Minimizim të rreziqeve. Eksporti ka rreziqe – rreziqet e mos pagesës ose pagesa me vonesë, zgjedhja e tregjeve të gabuara ose partnerëve të gabuar, investime te pasukseshme në trajnim të partnerve, lokalizimi i produktit dhe paketimit dhe rezultate të dobëta të shitjeve. Pa bërë hulumtime, analiza dhe planifikim, të cilat më tutje përmbledhen në plan eksporti, ndermarrjet shtojne shkallën e këtyre rreziqeve.
  • Matje. Plani i eksportit mundeson matjen e progresit dhe sukseset.
  • Drejtim organizativ. Me një plan të mirë eksporti, të gjithë në ndërmarrjen tuaj, si dhe partnerët e eksportit – transportuesit e mallrave, agjentët e doganave, shpërndarësit ose agjentët tuaj dhe organizata juaj do të kuptojnë qëllimet dhe afatet kohore për zbatimin e qëllimeve.
  • Kontrolli. Për të eksportuar në mënyrë efektive, ndermarrja duhet të demonstrojë aftësi të forta prodhuese ose burime, kontroll të cilësisë, aftësi financiare për të plotësuar një porosi dhe ta dorëzojë me besueshmëri në kohë dhe në gjendje të mirë dhe procese solide për mbledhjen e të arkëtueshmeve.
  • Partnerë më të mirë. Ashtu si secila kompani e cila synon të zgjedh partnerë biznesi të cilët jane profesionistë, të organizuar dhe të fokusuar për mbështetje, edhe partnerët e eksportit ka të ngjarë të zgjedhin të punojnë me një kompani që duket se ka qëllime të qarta dhe të menduara mirë. Nje kompani e cila ka plan biznesi të qartë, profesional dhe të detajuar demonstron që është e përqendruar në aktivitetet e saj të biznesit, ka marrë parasysh dhe adresuar rreziqet dhe është në kontroll të financave apo nje kompani që vepronë verbërisht pa ndonjë ide të vërtetë se si do t’i përmbushur premtimet! Cilën do të kishit përzgjedhur ju si partner?
  • Avantazh Konkurrues. Në bote, numri i ndërrmarrjeve të vogla eksportuese po rritet me shpejtësi. Nëse zhvilloni dhe ndiqni një plan të mirë eksporti, ka të ngjarë të jeni  më të suksesshëm sesa konkurrentët të cilët nuk janë aq strategjik apo të fokusuar në biznesin e tyre të eksportit.
  • Rritja e gjasave për sukses. Kjo është përparësia më e rëndësishme e planit të eksportit. Ashtu siq i rit shansat e humbjes se kohës dhe përpjekjeve kur ngasni veturen pa nje destinacion te qarte dhe pa harte, eksporti pa plan zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme shanset për të rritur me sukses shitjene ne tregje blobale.

E tërë kjo në kontribut të rritjes së konkurrueshmërise së prodhuesëve vendor si një ndër qëllimet e Konventës së Prodhueseve të Kosovës organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

2019-07-31T17:54:49+00:00
Michael Jordan Authentic Jersey  Peter Forsberg Womens Jersey