SIGMA BMC Export Faciliation: Athens Fashion Trade Show-2019

SIGMA BMC lehtëson takimet B2B me qëllim të rritjes së eksportit në Kosovë

Myesere Hoxha nga SIGMA BMC lehtësoi takimet B2B të përfaqësuesëve dhe anëtarëve të KAMA në panairin Athens Fashion Trade Show-2019 të mbajtur me 25-28 Janar 2019. Takimet B2B u bënë me blerës potencial nga Kanada, Turqia, Libani, etj. Takimet B2B rezultuan me interesime të shumta në fushën e fasonerisë në veshje dhe konfeksione. Kjo një mundësi e cila kërkon një analizë më të thellë dhe një plan adekuat me qëllim të zhvillimit të eksportit në vendin tonë.

 Në kuadër të shërbimeve të lehtëstimit të eksportit SIGMA BMC ofron trajnimet për NVM-të përfshirë këtu: “Gjenerimi i eksportit“, “Si te kthejme investimin nga Panairet” dhe “Shitja dhe Negocimi në Eksport“.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se marketingu digjital është përgjigja e duhur për të bërë biznes në të ardhmen, gjërat nuk janë aq të thjeshta. Satistikat e mëposhtme dëshmojne se edhe përkrah ndryshimeve në botën e marketingut panairet mbesin të rëndësishme.  Për shembull, 58% e njerëzve që punojnë në industri preferojnë panairet për të takuar kolegë dhe shitës, 76% të vendimmarrësve janë të interesuar të blejnë dhe 50% e pjesëmarrësve marrin pjesë në panaire për shkak të kurriozitetit të parë. Kështu që të gjithë këta mund të jenë klientë potencialë të juaj. Prandaj duhet të përgatiteni mirë për pjesëmarrje në panaire.

SIGMA BMC ofron këshilla të dobishme në lidhje me atë se:

  • Si të përzgjedhim panairin e duhur për pjesëmarrje?
  • Si të filloni panairin tregtar në  mënyrën më të mirë të mundshme?
  • Si të organizoni kabinën tuaj?
  • Si të arrijme të tërheqim vemendjen e klienteve te synuar?
  • Si te pergatitemi para, gjatë dhe pas panairit?

2019-02-06T17:14:09+00:00