Prezantimi i Strategjisë së Eksportit: Golden Eagle

featured_image

SIGMA BMC në ko-financim me projektin EYE, dorëzoi produktet e zhvilluara për eksport

Mars 2018 – Qershor 2019

SIGMA BMC me sukses zbatoi projektin  “Advice for International Growth” . Me kete projekt u zhvilluan nje sere analizash dhe produktesh te intelegjences se tregut dhe strategjive te marketingut per hyrje ne tregje nderkombatere per 5 kompani vendore perfshire Rugove, Devolli Corporation, Oxa Group, Fluidi dhe Frutex. Përgjatë këtij projekti:

  1. U vlerësua gatishmëria për eksport e 10 ndërmarrjeve
  2. U identifikuan tregjet potenciale për 5 produkte kyce të 5 ndërmarrjeve përfshirë këtu Ujë Rugove, Princ Cafe Instant, Mobilje të Oxa Group, Lengje jo të karbonizuara të Fluidi dhe Pija Energjike Golden Eagle e Frutex.
  3. U zbatuan hulumtime sekondare të tregjeve të përzgjedhura për Ujë Rugove dhe Lëngjeve jo të karbonizuara të Fluidi, Golden Eagle e Frutex.
  4. U zbatua hulumtim primar i tregut për tregun e përzgjedhur për Golden Eagle
  5. U përgatit strategjia e marketingut të eksportit për tri kompanitë e sipërpërmendura.

Përmes këtij projekti, SIGMA BMC për herë të parë në Kosovë futi në përdorim një qasje të re të planifikimit të eksportit ne teresi dhe planifikimit të marketingut për eksport në veçanti. Kjo qasje ju ofroi kompanive përfituese: qartësi, tregje të perzgjedhura në bazë të fakteve, efiqiencë & efikasitet, minimizim të rreziqeve, partner me të mirë ndërkombëtar, avantazh konkurrues dhe përfundimisht gjasa më të mëdha per sukses.

Projekti “Advice for International Growth” u inicua, dizjanua dhe zbatua nga SIGMA BMC dhe u ko-financua nga EYE.

Falemnderit EYE për mundësinë për të ko-financuar këtë projekt si dhe kompanive perfituese per besimin.

Menaxhmenti i larte i Frutex & Perfaqesuesit e EYE-Helvetas.

Golden Eagle Strategjia e Marketingut per Eksport

Me 10 Korrik 2019, pas një punë të gjatë me menaxhmentin e lart te kompanisë Frutex, u prezantuan produktet finale, respektivisht “Strategjia e Marketingut të Eksportit” për produktin Golden Eagle për tregun e synuar.

2019-07-31T18:44:17+00:00