Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse

Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare të menaxhimit

Maj-Nëntor, 2018

Në bashkëpunim me G7-Oda ekonomike e grave, SIGMA BMC do të zbatoj projektin “Ndërgjegjësimi i grave ndërmarrëse me standarde ndërkombëtare të menaxhimit”, ku janë planifikuar një seri e seminareve/punëtorive njëditore për ngritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të sistemeve me qëllim të zhvillimit të bizneseve të tyre.

Standardet e sistemeve të menaxhimit ndihmojnë organizatat të përmirësojnë performancën e tyre duke specifikuar hapat e përsëritshëm të cilat duhet të zbatohen për të arritur qëllimet dhe objektivat dhe për të krijuar një kulturë e cila angazhohet në një cikël të vazhdueshëm të vetëvlerësimit, korrigjimit dhe përmirësimit të operacioneve dhe proceseve nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të punonjësve, udhëheqjes dhe angazhimit të menaxhmentit. Standardet e sistemeve të menaxhimit ofrojnë model për të përcjellë përgjatë vendosjes dhe operimit të një sistemi të menaxhimit. Zbatimi i një standardi të sistemit të menaxhimit ofron përfitime për kompanitë në të gjithë industritë, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Gjatë seminareve njëditore do të ofrohen njohuritë bazë mbi këto standarde:

ISO Standardi Emri i standardit Data
ISO 9001 Sistemi i menaxhimit të cilësisë 05 Korrik 2018
ISO 14001 Sistemi i menaxhimit të mjedisit 06 Shtator 2018
ISO 22301 Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit 13 Shtator 2018
OHSAS Sistemi i menaxhimit të shëndetit & sigurisë në punë 27 Shtator 2018
ISO 37001 Sistemi i menaxhimit kundër korrupsionit 04 Tetor 2018
ISO 50001 Sistemi i menaxhimit të energjisë 18 Tetor 2018
ISO 22000 Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore 25 Tetor 2018
ISE Çështje thelbësore mbi sigurinë  e informacionit 08 Nëntor 2018
2019-07-31T18:03:42+00:00